Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Djali i legjendës Weah në gjurmët e të atit: Dëshiroj të luaj për Milanin një ditë

Shkruar nga NEWSPORT
Djali i legjendës Weah në gjurmët e të atit: Dëshiroj

Timothy Weah, djali i legjendës George Weah, ka folur për pasionin e tij për ekipin e Milan. 23 vjeçari është një titullar i rregult i Lille në kampionatin francez. Ai është pjesë e kombëtares amerikane dhe në botërorin e Katarit ishte prezent me si sulmues i djathtë. Babai i tij George ka qenë pjesë e Milan në mesin e viteve 90 duke fituar shumë trofe me kuqezinjtë.

Për “MilanNeës.it”, Timothy Weah diskutoi se çfarë do të thotë Milani për të. “Milan ka dhënë gjithçka për babain tim”, shpreht ai. “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me qytetin e Milanos. Krahasuar me vëllain tim dhe motrën time unë nuk kisha lindur kur babai im luante për Milan, por historia e tij me “Rossoneri” është e jashtëzakonshme. Milani është në zemrën time. Është normale që unë të kem një lidhje të tillë me klubin ku luante babai im. Duke parë videot e tij në Youtube kuptoj gjurmët që ai ka lënë në historinë e futbollit.”

Lidhur me një transferim te Milan, Weah u shpreh: “Nuk më pëlqen të flas shumë për të ardhmen sepse për momentin po fokusohem te Lille. Sigurisht dua të ndjek gjurmët e babait tim. Do të ishte e jashtëzakonshme të luaja për Milan. Do të vazhdoj rrugën time dhe më pas do të shoh”, ka folur Timothy Weah.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga