Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ditë speciale për Megi Doçin, FSHF-ja e vlerëson dhe e emocionon para golit të shënuar

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë speciale për Megi Doçin, FSHF-ja e vlerëson dhe e

Vllaznia barazoi sot 1-1 kundër Vorksla Kharkiv, ndeshje e vlefshme për play-off të Champions League. Kjo ditë ishte e veçantë për lojtaren e ekipit shkodran, Megi Doçin. Kjo e fundit u vlerësua maksimalisht duke marrë trofeun e "Këpucës së Artë".

Ishte anëtarja e Komitetit Ekzekutiv dhe njëkohësisht drejtuesja e futbollit të femrave, Anila Basha ajo që e dorëzoi këtë trofe të veçantë. Emocionet ishin prezente për vajzën shkodrane që para publikut të saj u nderua me këtë çmim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sulmuesja e Vllaznisë e fiton për të disatën herë këtë trofe, ndërsa në foton e publikuar nga Shkodra Sport shihet Megi bashkë me Bashën të qeshura para takimit europian. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e sotme, ishte Doçi ajo që realizoi golin e vetëm për Vllazninë në barazimin 1-1.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga