Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ditë derbesh në Europë, e diela ‘zjarr’ në Madrid, Londër, Paris dhe Amsterdam

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë derbesh në Europë, e diela ‘zjarr’ në

Derbi Partizani – Tirana e përcaktuar të luhej këtë javë u shty për më 19 tetor duke bërë që të ulen pak dozat emocionale në futbollin shqiptar. Megjithatë, për ata që janë të dashuruar me emocionet e derbeve, dita e sotme është oaz për ta.

Futbolli europian rezervon 3 superderbi ditën e sotme në Pemier League, LaLiga, Ligue 1 dhe Eredvisie. Në orën 14:30 ‘De Klassieker’, Ajax – Feyenoord do të mbajë të mbërthyer futbollin e tulipanëve. Në 15:00 do të fillojë derbi i Londrës Veriore mes Arsenal dhe Tottenham ndërsa në mbrëmje do të luhen edhe dy superderbi të tjerë.

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të përplasen në derbin e parë të sezonit në orën 21:00 në ‘Wanda Metropolitano’. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ‘Le Clasico’ franceze mes PSG dhe Marseille.

Më poshtë shihni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në futbollin europian:

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Ndeshjet e dites se sotme ne 5 ligat kryesore ne Europe, ©Flashscore.com" ids="707351,707352,707353,707354,707355"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga