Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Ditë decisive për të ardhmen e Leaos, Maldini thërret babain dhe dy ish-klubet e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë decisive për të ardhmen e Leaos, Maldini thërret babain

Dita e sotme do të jetë një ditë e rëndësishme për rinovimin dhe të ardhmen e Rafel Leao. Drejtuesit e Milanit do të takohen me babain e portugezit dhe do të vazhdojnë negociatat që po zgjaten prej muajsh por të dyja palët kanë shfaqur gjithmonë shenja pozitiviteti.

Gazzetta Dello Sport raporton se sonte do të jetë një darkë e madhe teksa veç babait të Leaos, të pranishëm do të jenë edhe avokati ligjor i tij, agjenti Jorge Mendes por edhe përfaqësuesit e Sporting Lisbon dhe Lille.

Klubi portugez luan rolin më vendimtar në këtë çështje pasi Leao u detyrohet atyre një kompensim total prej plot 19.5 milionë eurove. Dy janë alternativat që supozohen të jenë vendosur nga përfaqësia e Leaos:

Një prej kushteve është, kontratë me rrogë 7 milionë euro në sezon dhe një kontribut nga Milani për pagesën e gjobës ndërsa kushti tjetër është rroga 12 milionë neto por gjobën e paguan vetë Leao. Mbetet të shihet se si do të trajtohet çëshjta në mbrëmjen e sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga