
Data 2 korrik njihet ndryshe edhe si dita botërore e gazetarëve sportiv. Rëndësia e kësaj dite është që të fokusohet tek inkurajimi, njohjet dhe arritjet e gazetarëve të ndryshëm sportiv.
Kjo ditë festohet që prej vitit 1994, dhe qëllimi është motivimi gazetarëve sportiv që aspirojnë të ndjekin karrierën e tyre në këtë fushë. E cilësuar si e tillë kjo ditë nuk ka kaluar pas u vënë re as nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka
Duka i ka dedikuar një postim të veçantë në rrjetet e tij sociale kësaj dite teksa uron të gjithë gazetarët sportiv në Shqipëri dhe në mbarë trojet shqipëtare.
“Një urim të veçantë do desha të përcjell për të gjithë gazetarët sportiv në Shqipëri dhe mbarë trojet shqiptare!
Misioni i tyre sa fisnik aq edhe angazhues për promovimin, sensibilizimin dhe transmetimin e emocioneve sportive përherë gjen vlerësimin e duhur!
Media Sportive ka qënë dhe mbetet një partner shumë vital për çdo sfidë e projekt që futbolli ka. Dhe besoj se jo vetëm futbolli, por në tërësi i gjithë sporti.
Përtej çdo vlerësimi, natyrisht edhe kritika e shëndetshme ka gjetur e do gjejë reflektim në punën tonë!
Urime për të gjithë këtë skuadër mediatike në ditën e tyre!
Të gjithë bashkë do përpiqemi ti japim akoma më zë, peshë dhe emocion futbollit tonë brenda dhe jashtë tij”, ka shkruar Duka në postimin e tij.