
Superliga e Kosovës zhvilloi sot 3 ndeshje për javën e 17-të. Llapi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Dukagjinit. 0-0 u mbyll edhe takimi mes Ulpianës dhe Feronikelit.
Drita ia doli të triumfojë 0-1 ndaj Prishtinës. Goli i vetëm i 90 minutëshit u realizua nga Simonovski, në fundin e fraksionit të parë.Sa i përket renditjes, 3 vendet e para mbahen nga Ballkani, Gjilani dhe Drita. Në fund janë Ulpiana, Dukagjini dhe Feronikeli.
Rezultatet:
Prishtina 0-1 Drita
Dukagjini 0-0 Llapi
Ulpiana 0-0 Feronikeli
Poll