
PSG-ja do të luajë një tjetër ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Real Madrid në Kupën e Botës për Klube. Duel ky që është pogramuar të zhvillohet pas 3 ditësh.
Por për Luis Enrique ka plot “halle”. Timonieri spanjoll ka zbritur ditën e sotme në fushë ekipin për të nisur përgatitjet për këtë takim, ndërsa disa futbollistë munguan.
Achraf Hakimi dhe Fabian Ruzi qëndruan në palestër, ndërsa bashkë me ta bëri disa ushtrime edhe Presnel Kimpembe. Të 3 këto futbollistë kanë ngarkesë dhe ndaj madrilenëve nuk dihet ende nesë do të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.
Siç dihet kundër spanjollëve, Enrique nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Lucas Hernandez dhe Ëilliam Pacho. Të dy futbollistët u ndërshkuan me karton të kuq ndaj Bayern Munich.