
Dinamo pret Teutën, ditën e hënë ora 17:00 në kuadër të Superiores. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, ku dinamovitët po zhvillojnë ndeshjet si pritës aktualisht.
“Nëndetësja” është e freskët pasi ka pasur më shumë se 1 javë kohë për ta përgatirur këtë ndeshje. Takimin e fundit e kanë luajtur më 1 mars kundër Egnatias, ku përfunduar 1 me 1. Fitorja është objektivi i vetëm, teksa në dy ndeshjet e fundit ka munguar.
Në anën tjetër Teuta vjen në këtë ndeshje me moralin e rënë. Eleminimi në Kupë nga Tirana erdhi në mënyrë të dhimbshme, pasi fati te penalltitë ishte me bardheblutë.
Takimi u luajt me 6 mars dhe lojtarët duhet tashmë ta kenë mendjen te Dinamo. Mbetet për t’u parë si do e intepretojnë këtë ndeshje dy trajnerët, Dritan Mehmeti dhe Edi Martini.