
Dinamo do të presë Teutën në “Niko Dovana”, nesër në orën 17:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 27-të të Superiores.
Blutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes me Vllazninë dhe barazimit me Egnatian. Me bregdetarët nuk do të jetë e lehtë pasi vijnë nga një moment negative ku kanë marrë 7 pikë në 3 sfidat e fundit.
Klubi dinamovit ka publikuar edhe çmimet e biletave në stadium që kushtojnë 500 lekë në tribunën C përballë dhe 700 lekë në ato kryesoret A dhe B.
Poll