Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo për Final Four me ‘sytë’ nga derbi, Mehmeti kërcënon Laçin: S’ka barazim, vetëm fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo për Final Four me ‘sytë’ nga derbi, Mehmeti

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ka dhënë deklaratën e tij në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Laçin, nesër në orën 13:30 në Kurbin. Blute kanë rastin ideal për të tentuar Final Four teksa presin rezultatin e derbit Partizani – Tirana mbrëmjen e sotme.

Mehmeti shpreson për më të mirën duke parë që skuadra po rritet javë pas jave dhe ndaj Laçit nuk mendon asgjë tjetër veç fitores.

“Laçi është një kundërshtar që e ka treguar me rezultate se po kalon një formë shumë të mirë. Kemi pasur edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me të. E kemi vlerësuar Laçin dhe do të bëjmë maksimumin. Do të ndryshojmë filozofi, duke iu përshtatur kundërshtarit për të kërkuar pikë. Do të jetë e vështirë.

Skuadra ka një grup të mirë. Kemi mungesën e Vilës, që ka pasur një rritje progresive dhe më vjen mirë. Por kemi lojtarë në grup që mund ta zëvendësojnë, mentaliteti jonë është që të bëjmë grupin. Kemi edhe problemin e Andonit që ka pasur shqetësime, por edhe të Qefalisë. Stafi mjekësor po punon që këtij të fundit të mos i bëhet problem kronik, ndaj dhe do të jetë jashtë këtë ndeshje.

Skuadra më pëlqen në aspektin psikologjik. Më pëlqen mënyra si ka reaguar në ndeshjet e fundit. Nuk kemi injektuar presion, por kemi kërkuar që të jepet maksimumi në ndeshjen e radhës. Duhet përqendrimi vetëm aty, sepse ky kampionat nuk të jep mundësi të mendosh shumë gjatë. Me një ose dy fitore ngrihesh lart, me një apo dy humbje shkon në zonën e kuqe.

Më vjen mirë që grupi e ka kuptuar se është çdo gjë e vështirë dhe nuk duhet të kalosh në eufori. Nuk ka shumë diferenca, të gjitha skuadrat nuk kanë stabilitet.

Kemi punuar shumë bashkarisht, kemi analizuar gjithçka me hollësi për mënyrën si i humbisnim ndeshjet. Më shumë për gabime individuale. Kemi pasur oshilacione gjatë dy fazave të para, sidomos kur kemi qenë në avantazh. Kemi rritur besimin te njëri-tjetri dhe kemi shkuar aty ku duhet për sa i përket lojës. Kemi pasur situata të mira edhe më parë, por jemi ndëshkuar, sepse nuk kemi menaxhuar mirë 90 minutat. Në ndeshjen e fundit reaguam mirë dhe kjo është meritë e lojtarëve.

Një barazim në Laç? Duhet të presim 90 minutat, të shohim si do të interpretohet nga skuadra kjo ndeshje. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitore”, shprehet Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga