Dinamo u rikthye në elitën e futbollin shqiptar dhe ky lajm sigurisht gëzon çdo futbolldashës shqiptar pasi rikthehet një klub me traditë që mungonte prej vitesh në këto nivele. Me rikthimin e tyre, pritej edhe një merkato e bujshme. Deri tani është mbajtur fjala teksa kanë ardhur në ekip lojtarë cilësorë si Marku, Behiratche, Hoxha, Lorran e Kaçorri.
Çdo repart do të ketë revolucion por deri tani vetëm mesfusha nuk është prekur. Ky repart pati edhe emrat më të bujshëm që përfliteshin për një kalim te blutë si Aleksi, Hila, Jonuzi e Telushi port ë katër këta refuzuan ofertën e tyre. Së fundmi të njëjtën bën edhe Herald Marku i cili zgjodhi të vijojë karrierën te UTA Arad në Rumani.
Tashmë drejtuesit kanë një hall që duhet ta zgjidhin pasi ky repart ka shumë boshllëqe teksa Sabien Lilaj u tërhoq nga futbolli ndërsa Asion Daja pritet të largohet nga ekipi. Në skuadër janë vetëm lojtarët e rinj si Kasmollari, Preloshi dhe Jaku ndërsa sllovaku Ivan nuk është ende në formë.