Dinamo humbet një prej titullarëve të padiskutueshëm të trajnerin Nevil Dede. Ersil Ymeri nuk do të jetë më pjesë e Bluve teksa pritet të largohet në Amerikë, bën me dije shtypi i shkruar. Jeta në SHBA ka bërë që ai të ndërpresë karrierën në Shqipëri dhe të zhvendoset përtej oqeanit.
Ymeri ka qenë një lojtar me shumë peshë të dinamovitët teksa ka shënuar edhe tre gola pavarsisht se është një mesfushor. 26-vjeçari u ndal nga një dëmtim përballë Korabit dhe nuk u kthye më në fushë që prej asaj ndeshje. Nëse Ymeri ia del të rikuperohet nga dëmtimi në kockat e gishtëve të këmbës, ai do të vazhdojë sërish karrierën futbollistike në SHBA.
[caption id="attachment_678812" align="alignnone" width="461"] Ersil Ymeri[/caption]