
Dinamo arriti të siguronte rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas një viti në Kategorinë e Parë. Tashmë te nëndetsja nuk duan të përsërisin gabimet e 1 viti më parë ku vetëm pas një sezoni në Superligë u rikthye sërish në të parë.
Ndërsa futbollistët që e rikthyen në elitë kanë marrë pushimet drejtuesit kanë hedhur sytë nga merkato. Teksa prioritet mbetet porta ku si objektiv kryesor mbetet Stivi Frashëri. Përpos kësaj te Dinamo po mendojë të bëjnë një goditje si ajo e Simonit.
Në radarët e bluve është vënë portieri i kombëtares U-19 të Kosovës, Altin Gjokaj. Gjokaj është pjesë e Drenicës në Supërligën e Kosovës. 17 vjeçari më së shumti kërkohet për të ardhmen ose dhe pse jo të mos të tjetër një tjetër goditje që të shitet në merkato si Simoni te Enitracht Frankfurt.