Angel Di Maria duket se është rikthyer në formë të mirë teksa po shkëlqen me Juventusin. Megjithatë në fundin e këtij sezoni, atij do t’i përfundojë kontrata me “Zonjën e Vjetër”.
Argjentinasi ka folur për mediet e huaja duke treguar se është i lumtur në Itali. Siç duket, ai do të synojë të rinovojë kontratën, mirëpo fjalën e fundit do ta thotë Juventusi.
“Po flasim për rinovimin e kontratës me Juventusin. Unë jam i lumtur këtu, e ndiej dashurinë e njerëzve, ata po e shfaqin këtë ndaj meje. Ata janë të lumtur dhe unë jam i lumtur, kjo është e rëndësishme”, deklaroi ai. .
Poll