
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të dhurojë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Në një program Live në Turqi për mbledhjen e danacioneve për tërmetin, Rama surprizoi moderatorët ku telefonoi drejtëperdrejtë duke dhuruar 1 milionë euro si shenjë solidarizimi në emër të popullit shqiptar.
Presidenti i klubit të Shkupi në Maqedoninë e Veriut, Olgun AYDIN, i cili është me origjinë turke ka shprehur falenderimet e tij ndaj Edi Ramës për donacionin drejt vendit t tij.
“Në emër të vendit tim dhe të popullit të Turqisë, dua të falënderoj kryeministrin tonë të Shqipërisë, zotin Edi Rama, për donacionin e tij prej një milion eurosh për shkak të tërmetit në vendin tim dhe mar rastin të shpreh nderimet e mia. Presidenti i klubit, Olgun AYDIN.”-shkruan presidenti në faqen e klubit.