Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dhunoi arbitrin në fushën e lojës, presidenti i klubit turk rrezikon 13 vite burg

Shkruar nga NEWSPORT
Dhunoi arbitrin në fushën e lojës, presidenti i klubit turk

Ngjarjet e ndeshjes midis Ankaragucu dhe Rizespor e 11 dhjetorit të 2023-shit bënë xhiron e botës. Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca goditi arbitrin e sfidës, Halili Umut Meler.

Presidenti i klubit turk e la gjyqtarin me sy të nxirë, pasi Koca mendonte se vendimet e arbitrit Meler nuk ishin të drejta. Por ai veprim mund të rezultojë fatal për 64-vjeçarin.

Lexo edhe: VIDEO/ Dramë në Turqi, karton të kuq ish-lojtarit të Skënderbeut dhe grushte e shkelma kokës arbitrit të FIFA-s

Ky i fundit nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, mund të dënohet deri në 13 vite burg. Ishte pikërisht Koca që shprehu keqardhje në gjykatë duke kërkuar falje për sulmin ndaj gjyqtarit.

“Kjo ishte hera e parë në jetën time që u përfshiva në një konflikt fizik, por një pjesë e akuzës nuk është e vërtetë. Unë nuk e kërcënova gjyqtarin Meler, se do ta vrisja. Unë shpreha keqardhje për aktin tim më herët, dhe tani shpreh keqardhje në gjykatë”, është shprehur presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga