Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fejzullahu bëhet çështje, Partizani kërkon ta mbajë me “dhunë”

Shkruar nga NEWSPORT
Fejzullahu bëhet çështje, Partizani kërkon ta mbajë

Te të kuqtë është ndezur një konflikt mes klubit dhe mbrojtësit kosovar, Arbnor Fejzullahu. Vetë lojtari ka pohuar se është i lirë nga ana kontraktuale dhe po mendon për skuadrën e re, që pritet të jetë jashtë vendit. Madje, newsport.al ka bërë me dije se ka tratativa zyrtare me kroatët e RNK Splitit. Por klubi i kuq bën me dije se Fejzullahu është nën kontratë, për shkak të klauzolës 2+1 që ka pasur. Kontrata e tij është e depozituar në zyrat e FSHF-së, kështu që mbrojtësi nuk mund të largohet në këtë moment. Konflikti është i hapur dhe mbetet për t’u parë, nëse do të arrihet një marrëveshje për largimin e Fejzullahut, apo Partizani do ta mbajë me “dhunë”, sepse dëshira për të ikur është e qartë. Ndoshta kosovari duhet të paguajë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga