Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përurohet pallati i sportit "Dhimitraq Goga", i ftuar nderi kryeministri Rama: Me urimin që të gjithë kalajmajtë i ke gjetur nga Partizani dhe jo nga terezina

Shkruar nga NEWSPORT
Përurohet pallati i sportit "Dhimitraq Goga", i ftuar nderi

Pak minuta më parë është inaguruar arena sportive " Dhimitraq Goga" e ndërtuar nga biznesmeni i njohur Igli Goga, në ndër të legjendës së basketbollit, Dhimitraq Goga.

Në këtë ditë të veçantë i ftuar ka qenë dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka përgëzuar iniciuesit e këtij projekti, duke mos lënë pa bërë dhe shaka në momentin e prezantimit të kësaj arene të re sportive

"Së pari, shumë faleminderit për ftesën Nuk e prisja këtë suprizë, pasi nuk mendoja se do gjeja këtë pallat sporti, kështu që i takon ideatorit dhe financuesit e të idesë një shprehje mirënjohje dhe respekti që shpresoj të frymëzojë dhe të tjerë. Është e vërtetë që basketboll ka pasur në Durrës, por jo vetëm këtu, por edhe në Tiranë, Vlorë. Ti hapim një rrugë të re një ligji, atij të sponsorizmit. Jam i kënaqur që po bëhen investime të tilla dhe të mëdha. Do të doja të veçoja sot profesor Astritin që kur doli sot në fushë mu duk sikur ishte shumë herë më i ri ndoshta e ka nga terezina. Me urimin që gjithë kalamajtë e tu që i ke gjet nga Partizani dhe jo nga terezina, Pjerini, Gazi dhe të tjerët të rriten dhe ti shërbejnë komunitetit. Do të doja t'i jepja një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Iglit i cili ka nderuar një emër të madh të basketbollit, Dhimitraq Gogën që ka qenë ndër të parët që ka ngritur basketbollin shqiptar në arenën kombëtare dhe që nipat dhe stërnipat ta çojnë më lart. Shumë suksese për të gjithë vajzat dhe djemtë të cilët janë arsye e këtij investimi", ka thënë ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga