
Skënderbeu barazoi 0-0 me Dinamon për javën e dytë në Kategorinë e Parë. Korçarët nuk kanë shijuar ende tri pikët këtë sezon, duke marrë dy barazime. Veç mungesës së golit, ndeshja e fundit ishte pa fat për djemtë e Memellit.
Mbrojtësi Dritmir Beci doli nga fusha pas vetëm 12 minutash, ndërsa testimet kanë vendosur në pah se lojtari shkodran ka një tërheqje muskulare. Afro tre javë pritet të mungojë Beci, me Skënderbeun që ka dy ndeshje në transfertë, kundër Orikut dhe Luzit.
Poll