
Devi Muka është një nga emrat më të njohur të klubit të Tiranës për kontributin e dhënë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Për vite me radhë, ish-mesfushori i njohur i ka shërbyer 24-herë kampionëve të Shqipërisë, ndërsa vitet e fundit ishte pranë klubit të Tiranës si drejtor sportiv.
Është gjithmonë pranë ekipit, megjithatë së fundmi ai nuk ishte parë pranë bardhebluve. Për këtë newsport.al, kontaktoi zyrtarin e njohur të Tiranës për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur me të. Shkurtimisht ai u shpreh: "Kam ca punët e mia dhe të shohim njëherë. I kam lënë cik këto punët kështu, se kam patur disa gjëra të miat. Megjithatë shumë shpejt do të kthehem", ka deklaruar ai.
Poll