
Sulmuesi Blerim Krasniqi dje ka arritur marrëveshjen me SKënderbeun, duke lënë përfundimisht skuadrën e Katergorisë së Parë, Apoloninë. Klubi korçarët ka arritur të bindë Apoloninë ti marrë sulmuesin që tani edhe pse ishte firmosuar ditë më parë një parakontratë mes palëve.
Nga shitja e sulmusit 21-vjeçar, Apolonia përfitoi plot 15 mijë euro, si dhe 20 për qind të kartonit të futbollistit, gjithmonë nëse Skënderbeut e shet tek një tjetër ekip. Në këtë rast të dyja palët kanë bërë pazar të mirë.
Korçarët kanë përfituar shërbimet e një prej qendërsulmuesve me të ardhme, ndërsa Apolonia ka mbushur arkat dhe pret lëvizjen e radhës nga Skënderbeu pse jo për të përfituar ndonjë shumë tjetër në rast rishitjeje të 21-vjeçarit.