
Keita Balde është tashmë një lojtar i Inter. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave lojtari senegalez ka mbërritur mbrëmë në Milano dhe tashmë pritet vetëm të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e re me zikaltërit.
Balde bëhet kështu goditja e rradhës e Inter në këtë merkato, që duket se nuk është ndalur pas dështimit për të sjellë në Itali kroatin Luka Modriç. Balde vjen në formë huazimi për një sezon për 5 milionë euro, me Inter që do të ketë gjithashtu opsionin e blerjes për lojtarin në pronësi të Monaco për 34 milionë euro të tjera në fund të sezonit.
[gallery columns="1" size="full" ids="267505"]
Poll