
PSG vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Strasburgut, takim që do të luhet ditën e mëkurë dhe është i vlefshëm për javën e 16-të të Ligue 1.
Kylian Mbappe dhe Neymar të dy dështuan në Kupën e Botës dhe tashmë prej ditësh kanë vazhduar përgatitjet me skuadrën për të qenë gati për të zbritur në fushën e lojës, pse jo për të nxjerrë edhe inatin e kampionatit botëror.
Christophe Galtier akoma nuk ka vendosur se cilët do të jenë 11-të lojtarët që do ta nisin titullarë, por gjasat janë që dyshja Mbappe-Neymare të nisin spektaklin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë Messi mbetet në dyshim, pasi akoma nuk i është caktuar data e kthimit në Paris.
Poll