
Pas dështimit te Partizanit, trajneri italian, Mark Iuliano mori rrugën drejt Italisë, ku pushoi për pak kohë, ndërkohë që tani po mendon të rinisë sërish nga puna për të drejtuar një skuadër në vendin e tij. Mediat italiane kanë njoftuar se tekniku ka nisur bisedimet me skuadrën ku Iuliano ka nisur karrierën e tij si trajner, Latina, që militon në Seria D në Itali.
Për trajnerin Iuliano nuk mund të themi se është diçka pozitive, pasi skuadra e re e cila ai mund të drejtojë, sikurse shkruajnë të përditshmet italiane, bën pjesë në kategoritë inferiore. Si duket, dështimi me Partizanin i ka ulur shumë pikë teknikut italian, i cili me sa duket ka menduar ta nisë sërish nga fillimi.
Kujtojmë që Iuliano drejtoi Partizanin për 9 javë, më pas u largua për shkak të rezultateve të dobëta dhe mos plotësimit të objektivave të vendosura nga klubi i kuq në fillim të kampionatit.