Caser Azpilicueta është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës. Për mbrojtësin spanjoll nuk mungojnë interesimet nga skuadrat “big”.
Bayern Munich po këmbëngul për shërbimet e spanjollit, por ky i fundit dëshiron kalimin te Interi. Sipas “90min” bëhet e ditur se Azpilicueta ka refuzuar kampionët gjerman pasi synon vetëm kalimin te Interi.
Spanjollit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe në “San Siro” do të kalonte si lojtar i lirë. mbetet të presim për të parë nëse Bayern do të tentojë edhe njëher për ta bindur mbrojtësit, apo ky i fundit do të jetë i palëkundur në vendimin e tij.
Poll