Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Dërgova ekipin në Superiore, s’më erdhi mirë që Dinamo më largoi”, Dritan Mehmeti: Titulli mes Tiranës, Partizanit dhe Egnatias, por rrogozhinasit s’kanë mentalitetin e duhur akoma

Shkruar nga NEWSPORT
“Dërgova ekipin në Superiore, s’më erdhi mirë

Dritan Mehmeti ishte i ftuar në emisionin ‘Sport Neës’ të moderatores Trevisa Tufa ku foli për kampionatin shqiptar, por mbi të gjitha për detyrën e re te Dinamo si trajner i ekipit U21. Ish-tekniku i Partizanit mbajti rolin e kreut të pankinës së bluve në sezonin e fundit ku i drejtori deri në ngjitjen në Superiore.

Të vjen keq që u larguat nga Dinamo, si trajneri i parë, pasi jeni sërish pjesë e familjes blu, si trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve…

 

 

Normalisht që duke parasysh që bëra një punë të mirë për ngjitjen në elitë, ne punuam mjaft mirë në organizimin e skuadrës. Në klub pati shumë ndryshime, duke filluar që nga organika e deri te trajneri, normalisht të vjen keq por e kuptoj klubin.

Dinamo ka gjithçka edhe këtë sezon, financa të shëndosha, një projekt të rëndësishëm, këtë herë edhe një fushë të re, por çfarë i mungon në këto momente, vetëm 3 pikë në 4 javë, nuk janë shumë besoj?

Si e theksuat edhe ju, fitorja e madhe e Dinamos është riorganizimi. Ka qenë shumë e rëndësishme për Dinamon ky ndryshim. Gjithçka fillon që nga akademia, që nga projekti. Duke patur parasysh faktin që ka patur një projekt të madh, kampionati shqiptar mund të themi se është i vështirë. Trajnerët e huaj duan kohë që të arrijnë të përshtaten me kampionatin shqiptar. Megjithatë duhet të kemi parasysh që është e nevojshme që t’i japim kohë stafeve të huaja. Koha ikën, mendoj që do jetë e vështirë t’i rikuperosh pikët.

Trajneri Di Biagio theksoi se tani, që kalendari bëhet i vështirë, duke nisur nga sfida me Partizanin, mund të bëjnë rezultat, si e shihni këtë sfidë, është një ndeshje e veçantë edhe për ty, e keni kaluar karrierën mes Dinamos dhe Partizanit…

Unë mendoj që Dinamo po kalon tranzicion. Janë dy skuadra ku kam kaluar gjithë karrierën aty. Futbolli prandaj është i bukur dhe të jep emocione të veçanta. Ai e shikon nga brenda skuadrën dhe ka besimin. Partizani ka një skuadër të kualiduar tashmë. Dinamo ka bërë shumë ndryshime, kjo e rrit shkallën e vështirësisë. Rezultati i paparashikueshëm, ndoshta Di Biagio do ketë të drejtë.

Çfarë synon Dinamo këtë sezon, çfarë projekti ka realisht Dinamo City, pasi tifozët nuk është se janë shumë të informuar, më shumë janë shpërqendruar nga logo e re etj..

Ndryshimet në klub? Dinamo do mbetet një nga legjendat e futbollit shqiptar. E vështira të humbasë historia. Ajo do mbetet aty, pavarësisht ndryshimeve. Shpresoj që të fryjë një erë për mirë.

Përpara se t’i bëjmë një analizë të detajuar dy ekipeve të kryeqytetit, duket sikur nuk e ka atë emocion gara për titull këtë sezon, të paktën kështu shprehet Shehi etj. Çfarë mendimi këtë për këtë skemë të re?

I bashkëngjitem trajnerëve të tjerë. I bie ritmi sa i përket garës, këtë do e shikojmë me kalimin e kohës. Nëse do kemi skuadra që do shkëputen në fazën e 3-të apo të katërt, do ketë normalisht luhatje. Kjo skemë ndoshta është eksperiment, por nuk do i bëjë mirë garës në aspektin profesional. Unë mendoj që nuk është normale që një ekip që udhëheq gjithë kohës kampionatin, ta humbasë në fund titullin.

Shkëlqen apo jo, Tirana në fund, në një mënyrë apo në një tjetër, fiton, 10 pikë në 4 javët e para. Si të duket Tirana e këtij sezoni?

Ne vuajmë shumë sepse ndryshojmë pas çdo merkato-je. Po ta shikosh edhe Orges Shehin, mënyrën sesi e interpreton analizën, ai ka të drejtë pasi ka marrë maksimumin. Ai vuan në aspektin difensiv. Kjo vjen pasi ka shumë largime dhe afrime në një kohë të shkurtër.

“Do jemi në rritje” thotë Shehi, është vetëm java e 4-ët. A është ky ekipi më i mirë që Shehi ka pasur në dispozicion?

Kjo është subjektive. Tirana duhet të tregojë veten në fushë. Kur një ekip ka synime, duhet të kesh skuadër që është e dubluar në pozicione. Kjo do tregohet gjatë kohës.

Cila është pika më e fortë e këtij ekipi Tani? Ndërsa pikët më të dobët, ose pak më të fortë po e them unë, mbrojtja. A duhet të shqetësohet Shehi për faktin që ekipi i tij ka pësuar gol në 4 ndeshjet e para?

Për një skuadër kampione, kur pëson shumë, ka diçka që nuk shkon në aspektin tekniko-taktik. Besoj se do rregullohen disa gjëra.

Bëjmë një krahasim në distancë, Tirana kundër Partizanit. Si i sheh këto dy ekipet në raport me njeri-tjetrin, kë sheh më lart për momentin?

Janë këndvështrime të ndryshme. Partizani ka patur më shumë largime dhe afrime se bardheblutë. Tek të kuqtë ka patur largime me peshë si Matondo. Të dyja janë ekipe që janë munduar të zëvendësojnë lojtarët e larguar. Bashkë me Egnatian, do rivalizojnë për titullin.

“Ndoshta nuk jemi aq të fortë sa mendojmë”, u shpreh Zekiç pas sfidën me Egnatian. Mos ndoshta ka të drejtë trajneri?

Deklaratat janë në aspektin teknik apo edhe psikologjik. Duhet ta kuptojmë trajnerin kur thotë këtë gjë.Duke  patur parasysh investimin e Presidentit Demi, Partizani lufton gjithmonë për objektiva. Zekic është treguar diplomat, pasi i duhet të motivojë skuadrën. Megjithatë, do kohën e vet skuadra. Në këto ndeshje nuk ka arritur të ketë 11-she fikse në këto javë të para. Mendoj se i duhet punë.

Vetëm 2 gola në 3 ndeshje, sa e kushtëzon Partizanin mungesa e një “bomberi”, a e kanë luksin të mos falin Da Silvan, dhe si e vlerëson rolin e Grezdës te ky ekip..

Unë mendoj që kjo nuk është shenjë e mirë. Unë mendoj që Mba është një nga më të mirët. Da Silva është një lojtar që bën diferencën. Pjesa lart e Partizanit është e mirë, ka elementë të mirë nëse nuk dëmtohet dikush. Unë mendoj që vuan shumë te linjat e qëndres. Grezda ka probleme fizike, ndaj nuk përshtatet dot. Pyesin Zekic për Grezdën.

Mes Tiranës dhe Partizanit në mes është Egnatia, a mundet ky ekipet të rivalizojë dy ekipet e kryeqytetit në garën për titull. Në letër duket shumë lart, një ekip me shumë potencial…

Egnatia ka elementë të mirë, besoj se nuk e ka akoma atë mentalitetin e duhur. E radhita pas ekipeve kryeqytetasve, pasi në futboll ndodh gjithcka. Egnatia e ka mundësinë.

Sa larg mund të shkojë Laçi? Si të duket ky ekip me Bejzaden në stol?

I uroj suksese Skerdit. Laçi është i paparashikueshëm. Këtë vit ka bërë një ekip simpatik, me elementë të rëndësishëm. Laçi është në rrugën e duhur, gjithashtu edhe trajneri.

Vllaznia pëson humbjen e parë. A duhet të shqetësohen në Shkodër?

Nuk është Vllaznia që kemi parë. Vllaznia ka kërkuar gjithë kohës futbollin e duhur, ndoshta akoma nuk është kualiduar. Shpresoj që Vllaznia të ndryshojë ritmin.  Gjithmonë shkdoranët kanë për detyrë të sjellin në stadium tifozë, duke bërë lojëra të mira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga