
Ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:00 në Arabinë saudite do të luhet një tjetër finale e Superkupës. Pas Superkupës së Spnajës ku Barcelona ia doli të trioumfonte përballë Realit, tashmë do të jetë radha e Interit të bëjë të njëjtën gjë ndaj Milan, në derbin e Madonninës.
Ky është një trofe që e dëshirojnë të dy ekipet, por zikatrit duan edhe hakmarrjen për atë humbje në Serie A. në prag të këtij takimi ka folur në konferencën për shtyp teknikut, Simone Inzaghi, i cili ka theksuar se të tijtë do të bëjnë maksimumin për ta fituar sërish.
“Derbin e fundit e humbëm në mënyrë të pamerituar. Ky është vijimi i sezonit të shkuar, dëshirojmë të mbrojmë këtë trofe.
Lukaku? Të shohim. Nuk jemi të sigurt nëse do të jetë në fushë kundër Milanit, nëse nuk ia del, shpresojmë të jetë kundër Empoli. Nuk kam vendosur ende mbi formacionin”, u shpreh Inzaghi .