
Partizani do të presë Dinamon në ‘Arenën e Demave’ ditën e hënë për të zhvilluar ndeshjen e javës së 14-të të Superiores në orën 17:00. Të kuqtë duan rikthimin te fitorja dhe suksesin e rradhës në derbi për të shkuar në derbin tjetër me Tiranën me moralin në majë.
Klubi i kuq ka bërë publike çmimet e biletave duke njoftuar tifozët për shitjen e tyre. Nuk ka ndryshime te çmimet teksa tribuna kryesore kushton 1000 lekë, ‘karshia’ 500 lekë dhe sektori i ‘Guerrilsave’ 300 lekë.
Biletat mund të rezervohen online në faqen e klubit si dhe në biletarinë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Ditën e ndeshjes biletat do të shiten edhe pranë stadiumit "Arena e Demave".
Poll