
Tirana dhe Dinamo do të përplasin “brirët” ditën e nesërme në “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Bardheblutë pas humbjes me Egnatian synojnë rikthimin te fitorja dhe ndaj Dinamos kanë detyrim vetëm 3 pikët. Prë këtë përballje kryeqytetasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, ndërsa kanë bërë publike edhe çmimet e tyre.
Në tribunat A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunar C, D, F, E dhe G kushtojnë 300 dhe në atë të miqve që është H një biletë blihet po me 300 lekë.
Poll