
Janë luajtur gjatë ditës së sotme disa nga ndeshjet e javës së tretë të Serisë B në Itali.
Një nga ndeshjet e kalendarit për sot ishte dhe ajo mes Pro Vecellit të Armando Vajushit dhe Cremoneses të Ujkanit.
Skuadra e ish-portierit të Kombëtares ka fituar ndaj skuadrës së shkodranit me rezultatin 4-1 ku Ujkani ishte në lojë që nga minuta e parë, ndërsa Vajushi u fut në pjesën e dytë të lojës si zëvendësues.
Pas kësaj ndeshjeje Cremonese renditet në vend të katërt me 6 pikë pas tre javëve, ndërsa Pro Vecelli ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.
Poll