
Në kampionatin e moshave deri në 21 vjeç kjo javë solli një përplasje derbi që ishte e para për këtë sezon në kryeqytet. Tirana e drejtuar nga Gentian Muça fitoi pa probleme me rezultatin e pastër 3-0 në Kompleksin Skënder Halili. Golat erdhën nga 2 lojtarët e ekipit të parë, Besir Iseni dhe dygolësh i Arbër Bytyqi. Në minutat 6’, 63’, 72’.
Ndeshja nuk ka përfunduar kaq lehtë pasi 2 lojtarë janë shoqëruar në spital pas problemeve në fushë. Në pjesën e parë, mësfushori i Partizanit, Arapi pas një dëmtimi të rëndë dërgohet menjëherë në spital ndërsa në të dytën do të ishte portieri, Forald Hoxha që do të largohej me barelë nga fusha e lojës.
Poll