Marcus Thuram është i preferuari i dy ekipeve të Milanos. Inter-Milan nuk mbaron asnjëherë në fushën e lojës. Dy klubet janë gjithnjë në “luftë” të vazhdueshme edhe në merkato.
Kjo ndodh edhe me sulmuesin francez te Borussia Monchengladbach. 25 vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe me shumë mundësi nuk do të rinovojë me klubin gjerman.
Sipas “Gazzeta dello Sport” përveç Milan dhe Inter të interesuar për sulmuesin ka qenë dhe Barcelona, Chelsea dhe Atletico Madrid. Nënkampioni i botës është djali i Lillian Thuram, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie A me Juventus. Kështuqë një transferim i tij në Itali është më i preferueshëm.
Poll