Partizani ia doli të triumfojë sot 3-2 në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë "Feti Borova" në kryeqytet, duke mundur Tiranën. Ndeshja e javës së 15-të në Superligën e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj ishte tejet emocionuese, teksa në fund pa si fitues të kuqtë.
Siç shihet në foto, drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka zgjedhur të ndjekë nga afër këtë takim. Rama duket tejet i fokusuar dhe ky rezultat ka gëzuar tej mase atë.
Sifda e sotme derbi vlen shumë për moralin e kuqve, në një pjesë kaq të rëndësishme të sezonit. Të dyja skuadrat e kryeqytetit do kërkojnë të arrijnë objektivat sezonal, me konkurrentët që këtë vit janë të shumtë.

Poll