
Të hënën me 15 maj në orën 17:30, në Selman Stërmasi, Tirana U13 përballet ndaj Dinamo U13.
Kjo është ndeshja e fundit e kampionatit të moshave, ku bardheblutë janë shpallur kampion të Shqipëris.
KF Tirana fton tifozët e saj të bashkohen në festën e titullit.
Klubi ka vendosur që për të gjithë sportdashësit që duan ta shikojnë këtë ndeshje hyrja do të jetë falas.
Postimi i plotë i KF Tirana:
Dita e Hënë e datës 15 Maj 2023, gjen ekipin e U-13 Kampione të Shqipërisë! Të rinjtë bardheblu triumfuan këtë sezon duke siguruar kupën e radhës. Në stadiumin “Selman Stërmasi” ftojmë të gjithë tifozët të shijojnë ndeshjen finale të të rinjve dhe të ngrejmë së bashku trofeun. Mos mungo. Hyrja do të jetë e lirë ndaj ju ftojmë të mbushim stadiumin për të ardhmen bardheblu.
E Hënë 15/05/2023
17:30
Selman Stërmasi
Hyrja e lirë
Kampionë të Shqipërisë U13