Klubi i Partizanit ka nxjerrë në shitje biletat për derbin kundër Tiranës. Të kuqtë, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar kanë bërë me dije që çmimet do të jenë njësoj si në ndeshjet e shkuara të këtij niveli.
Bileta më e lirë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta do të jetë në tribunën VIP që do të kushtojë 5000 lekë. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit për vetë emocionet që dhuron.

Poll