
Klodian Duro dhe Bledar Devolli e kanë pësuar nga Komisioni i Disiplinës në Kosovë. Duro si trajner i Feronikelit është dënuar me 300 euro gjobë për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa për trajnerin e Drenicës është hapur një proces disiplinor pas ndodhive dhe zënkave në ndeshjen me Besën.
Të dy trajnerët nga Shqipëria janë bërë protagonist për keq në Superligën kosovare, duke qenë preh e Komisionit Disiplinor. Klodian Duron nuk e ka për herë të parë që merr një gjobë të tillë, teksa para disa javësh është dënuar me të njëjtën masë.
Vendimet:
Klodian Duro, kryetrajner i KF " Feronikeli"- Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për mosrespektim të kodit sportiv dhe sjelljes josportive në ndeshjen Feronikeli -Gjilani zhvilluar me datë 15.02.2021 në stadiumin " Rexhep Rexhepi " në Drenas.
Bazuar në nenin nenin 63 paragrafi 1 pika B dënohet me të holla 300 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të KF " Drenica" , Bledar Devolli ID nr 009906M78.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga KD I FFK-së , hyn në fushë dhe dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir. Me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare duke fyer rëndë zyrtarët e FC "Besa" , sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i hapet procedurë disiplinore deri në kompletimin e lëndës.