Juventusi u godit fort ditën e djeshme nga Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit, teksa u dënua me -15 pikë zbritje nga klasifikimi i Serie A për shkak të falsifikimeve financiare të bërë nga “Zonja e Vjetër”. Një dënim që shkatërron të gjitha objektivat e bardhezinjve teksa e shohin zonën Champions shumë larg.
Tifozët juventin kanë kanë reaguar menjëherë duke marrë masa drastike ndaj Federatës Italiane. Dashamirësit e Zonjës kanë marrë një iniciativë për të anuluar të gjitha abonimet e tyre të DAZN dhe Sky Sports, që do të përkthehet në humbje të mëdha financiare për Federatën.
“Një mesatare prej 35 euro në muaj për 9 muajt e kampionatit është rreth 315 euro në sezon. Me 500,000 anulime televizionet do të humbnin mbi 155 MILION xhiro. Le t'i bëjmë ata të kuptojn së çfarë është të jesh antijuventin".-është njoftimi që po qarkullon nga tifozët juventin.
Deri tani janë rreth 30 mijë anulime të abonimeve.