Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dëmtimi i rëndë i “ndryshoi” karrierën, 22-vjeçarja largohet nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli i femrave vazhdon të jetë në rritje në vendin tonë. Edhe klubet e femrave vazhdojnë merkatot e tyre me afrime dhe largime nga ekipi.

Së fundmi ekipi i Tiranës ka ndarë rrugët me një nga futbollistet kryesore të skuadrës, Anisa Kotarja. Qendërmbrojtësja nuk ishte me fat kohët e fundit pasi ka qenë më shumë probleme fizike. Me këputjen e ligamentiut në gjurin e djathtë që 22-vjeçarja pësoi, klubi kryeqytetas vendosi të ndante rrugët me futbollisten.

Pas “lamutmirës” me Tiranën pritet që Kotarja të mbetet në kryeqytet, pasi Partizani është në gjurmët e saj.

Kujtojmë që Kotarja ka qenë një pikë kyçe për Tiranën, ku ndeshjen që mbahet mend gjatë e luajti tetorin e 2022-it përballë Partizanit, duke shënuar golin e fitores në atë ndeshje që përfundoi 3-2 në favor të ‘bardhebluve’. Anisa gjithashtu ka luajtur dhe 3 ndeshje për Kombëtaren e Femrave.

[caption id="attachment_703914" align="alignnone" width="1600"]©Credits KF Tirana Women, Anisa Kotarja ©Credits KF Tirana Women, Anisa Kotarja[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga