
Ardian Ismajli te Napoli do të ishte një prej lëvizjeve më të bujshme, që një lojtar i Kombëtares do të bënte në merkaton e verës. Mbrojtësi i Empolit është lidhur me një kalim te kampionët e Italisë, por napoletanët kanë një arsye për të hezituar.
Gjithçka lidhet me dëmtimin e fundit. Kombëtarja luajti 2 takime miqësore, por Ismajli nuk mund të luante. Kështu duhet pritur si do të shkojë pjesa e mbetur e sezonit.
Ftesa për Ismajlin në Europian pritet të vijë nga Sylvinho. Ky do jetë tjetër moment për t’i mbushur mendjen drejtuesve të Napolit, që të avancojnë negociatat.
Kujtojmë se kontrata e tij te Empoli përfundon pas 1 sezoni. Dhe në mungesë rinovimi, klubi i Seria A nuk të pranonte ta humbte me parametra zero. Kjo pasi për ta blerë 3 vite më parë, Empoli pagoi te Spezia 2 milionë euro.