
Milot Rashica do jetë mungesë e madhe për Norwich në Premier League. Sulmuesi anësor ka pësuar një lëndim që do e mbajë larg fushës nga 3-4 javës. Kësisoj, Miloti duket se e ka mbyllur me futbollin e luajtur këtë vit kalendarik.
Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i anglezëve, Dean Smith. Në 13 ndeshje në Premier League me Norwich, Rashica nuk ia ka dalë ende të çojë topin në rrjetë, ndërsa ka dhuruar vetëm një asist.
“Menduam se Milot Rashica kishte një problem të lehtë me mesin, por pas një skanimi, duket më i rëndësishëm. Mendojmë se ai do të jetë jashtë për tre deri në katër javë”, tha Smith.
Poll