
Erzeni – Vllaznia është një nga duelet interesante që do të luhet ditën e sotme. Shijakasit do të presin në “Egnatia Arena” shkodranët për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të.
Një duel mjaft i luftuar, ku vendasit do të kërkojnë vetëm fitoren, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e momentit në Superiore. Shkodranët kanë 4 fitore rresht në kampionat dhe ditën e sotme në orën 13:30 do të tentojnë të 5-tën.
Alfred Deliallisi dhe Qatip Osmani kanë vendosur se cilët do të jenë titullarët e kësaj sfide. Të dy timonierët kanë shuar çdo dyshim për 11-shen startuese.
FORMACIONET ZYRTARE:
ERZENI: Puja, Maliqi, Sadiki, Atanda, Zogaj, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana, Paul Komolafe. Trajner: Alfred Deliallisi
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani