Del Piero i përgjigjet zërave: Po e ndjek me entuziazëm situatën e Juves, duhen njerëz të besueshëm
Shkruar nga NEWSPORT
Klubi italian tronditi shtypin me shkrirjen e të gjithë bordit drejtues duke mbyllur kështu epokën Agnelli. Pronari John Elkan ka emëruar Ferreron si presidenti i ri dhe ai pritet të krijojë bordin e tij për të hapur një faqe të re në historinë e Zonjës së Vjetër. Pas zërave në rritje për emërimin e Alessandro Del Pieros si pjessë e bordit drejtues të Juventusit ka reaguar vetë legjenda juventine në llogarinë e tij në Instagram.
“Juventus është pjesë e jetës sime, një pjesë jo e vogël. Unë do të jemë gjithmon me ngjyrat bardhezi. Si tifozët, unë do të ndjek këtë situatë me shumë entuziazëm. Edhe për punën dhe rolin tim publik, në situata si këto, në mënyrë të pashmangshme pyetem për ndonjë koment dhe ashtu më duhet të shkruaj dhe të them disa gjëra.
Ky është një moment delikat për klubin dhe ajo që ka rëndësi dhe që mund të bëhet nga ata që e duan Juventusin është të vendosësh në krye të klubit njerëz të besuar në pozitat më të mira për të punuar. Është një detyrë me përgjegjësi të mëdha që meriton suportin e të gjithëve, është koha për të qenë akomë më shumë tifoz me Juventusin.
Për këtë, mendoj se është e drejtë të mos komentoj për lajmet dhe zërat që mund të kthehen në spekulime më vonë. Kështu jam unë sot dhe kështu do të jemë për ditët në vazhdim. Dua të uroj më të mirën për ata që po kujdesen për Juventusin sot, do e bëjnë me profesionalizëm, dedikim dhe pasion. Jam i sigurtë.”- deklaroi Del Piero.