
Mosha për suedezin duket të jetë vetëm një numër, pasi agjenti i tij Mino Raiola ka deklaruar se Zlatan Ibrahimoviç do të luajë edhe për pesë ose gjashtë sezone të tjera.
Momentalisht 36-vjeçari është në periudhë riaftësimi pas operacionit të kryer në gjurin e tij. Cilësitë e tij në fushë janë të padiskutueshme, ndaj Raiola është shprehur:
"Ibrahimovic të paktën do të luaj edhe për pesë ose gjashtë vite. Nuk do ta lë të ndalet, sepse tashmë i duhet të punojë për mua, ashtu sikurse kam punuar unë për të për vite me radhë. Fëmijët e mijë janë rritur dhe kam nevojë për para. Edhe ai është pajtuar që të punoi vetëm për mua", përfundoi ai me batutë.
Poll