Kjo ka qenë deklarata e Sami Khedirës, i cili ka luajtur te Reali i Madridit nën udheheqjen e Ançelotit. Duke folur për transferimin e teknikut te Bayerni, gjermani u shpreh i sigurt se ai do ta bëjë më të rrezikshme atë skuadër.
Tekniku italian do të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit të hënën e ardhshme, duke zënë vendin e Pep Guardiolës që u prezantua dje te skuadra e City.
‘’Ançeloti do të bëjë mirë te Bayern, ai do ti bëjë edhe më të rrezikshëm ata. Dera e tij në kohën që drejtonte Realin ka qenë gjithmonë e hapur për ne lojtarët. Ai asnjëherë nuk dinte të ulëriste, por dëgjonte deri në fund. Fakti që yje si Kristiano Ronaldo e Ramos kërkonin ta mbanin atë në skuadër kundër dëshirës së klubit është diçka e jashtëzakonshme. Kjo tregon edhe njëherë tjetër se vlerat e tij njerëzore shkojnë përtej atyre që imponon te skuadra në fushën e lojës’’, ka deklaruar Kedia.