
Ditën e djeshme u përfol shumë se Bayern Munich dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare. Por diçka e tillë është hedhur poshtë nga drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle.
Ky i fundit ka theksuar se futbollisti do të qëndrojë te Stuttgart edhe për sezonin e ardhshëm dhe kjo është diçka e vendosur. Ndër të tjera ka zbuluar edhe çmimin e 23-vjeçarit.
“Woltemade do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm. Pikë! Stuttgart gjithashtu nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, ka theksuar drejtori sportiv i Stuttgart.
Gjermani siç dihet ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Vlen të theksohet se sezonin që u mbyll ka luajtur në 33 ndeshje, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.