
Granit Xhaka herë duket afër Milan, e herë të tjera thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë për një kalim të mundshëm te kuqezinjtë e Igli Tares. Në lidhje me këtë situatë ka folur drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes.
Ky i fundit ka theksuar se shqiptari është pjesë e rëndësishme e gjermanëve dhe diçka e tillë i është bërë e ditur që kur ka përfunduar kampionati. Ndër të tjera nënvizon se asgjë s’ka ndryshuar dhe ky është një vendim që do të mbetet në fuqi.
“Ne mbetemi të përqendruar tek faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme. Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar të tij tek Milani, por nuk ka pasur asnjë bisedim. Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit që mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”, ka theksuar drejtori sportiv.