
Nick Woltemade
Edhe pse Harry Kane ka garanci të plotë në majën e sulmit, Bayern Munich pritet të veprojë në merkato. Kampionët e Gjermanisë janë shumë pranë transferimit të një qendërsulmuesi.
Bëhet fjalë për Nick Woltemade, i cili është një objektiv i Bayern Munich. Siç raportojnë mediat gjermane, sulmuesi 23-vjeçar ka arritur një marrëveshje verbale me bavarezët.
Edhe pse Woltemade shihej pranë transferimit te Real Madrid, thuhet se kalimi i gjermanit te Bayerni është finalizuar ditët e fundit. Në 28 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesligë, Woltemade shënoi 12 gola.
Poll