
Jarell Quansah
Jarell Quansah është futbollisti më i ri i Bayer Leverkusen. Pasi mbylli aventurën e tij me Liverpool, qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka vendosur të nisë një të re në Bundesligën gjermane.
Me Leverkusen, Quansah ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që klubi gjerman ka shpenzuar plot 35 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit.
Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari nuk pati shumë hapësira te “The Reds”. Jarell Quansah mori pjesë në 25 ndeshje, por me një total prej 1.290 minutash.
Poll