
Leon Goretzka, Sacha Boey, Bouna Sarr & Mathys Tel
Sacha Boey me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich këtë merkato verore. Mbrojtësi francez nuk është në nivelin që bavarezët duan dhe kështu rrugët mund të ndahen.
Megjithatë për 24-vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Është klubi i Marseille në Ligue 1 franceze, i cili dëshiron shërbimet e mbrojtësit të djathtë. “Drita jeshile” nga lojtari nuk mungon, tashmë mbeten vetëm bisedimet me klubin gjerman.
Këtë sezon me Bayernin, Boey ka luajtur në 19 ndeshje. Ai ia ka dalë që të shënojë 1 gol dhe të asistojë në 4 të tjerë. Vlen të përmendet se Bayern pagoi 30 milionë euro te Galatasaray për shërbimet e Boey.
Poll