
Harry Kane përjetoi sezonin më produktiv në karrierë përsa i takon trofeve të fituar, pasi i dha fund “thatësirës”. Por për ekipin e Bayernit është diçka e “zakonshme” të fitohet Bundesliga. Aspriratat e bordit dhe e tifozëve janë kompeticionet evropiane si Champions League apo së fundmi Botërori i Klubeve, por ata nuk ia dolën të fitonin. Kane në një prononcim për “Cleats Club”, ka reflektuar mbi sezonin 2024-2025.
“Padyshim një fund zhgënjyes në një ndeshje të vështirë ndaj PSG-së, një takimi i ngushtë dhe nuk është se nuk mund të kishte shkuar lehtë në favorin tonë në një ditë tjetër, por ky është futbolli. Ka qenë një sezon i vështirë. Disa gjëra pozitive vërtet të mira, padyshim fitimi i ligës dhe disa ndeshje të vështira në garat e tjera.
Mendova se Kupa e Botës për Klube u organizua vërtet mirë, e shijova shumë. Është një ndeshje që mezi pres ta luaj përsëri pas katër vitesh. Faleminderit për gjithë mbështetjen, si gjithmonë.
Tani është koha për t'u shkëputur, për të bërë një pushim të këndshëm, për të kaluar pak kohë me familjen, thjesht për t'u larguar nga gjithçka dhe për të rifituar energjitë. Sigurisht që sezoni i ri është shumë afër, kështu që do ta presim me padurim dhe do të jemi gati brenda disa javësh”, u shpreh Kane.